Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVALajçak: U pajtuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve

Lajçak: U pajtuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit të mbrëmshëm në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ka deklaruar se me liderët kosovarë janë marrë vesh për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve. Pas takimit në një njoftim në Twitter , Lajçak ka thënë se “të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”. “U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”, tha Lajçaku. Evropiani Lajçak ka arritur mbrëmë në Kosovë, në përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë për normalizim. Brenda një javë ai vjen dy herë në Kosovë. RTK

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments