Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVALajçak : Të gjejmë zgjidhje për targat

Lajçak : Të gjejmë zgjidhje për targat

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak ka takuar sot në Bruksel zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi me të cilin ka biseduar për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e targave. Lajçak në një postim në Twitter ka shkruar se zgjidhja e ofruar duhet të sigurojë paqe dhe stabilitet derisa çdo dhunë eventuale është e papranueshme. “Me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi sot po diskutojmë për krizën aktuale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në veçanti çështjen e targave. Ne kemi nevojë urgjente për të gjetur një zgjidhje për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në terren. Çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme”, ka shkruar diplomati sllovak.https://ata.gov.al/2022/11/15/lajcak-takon-bislimin-urgjentisht-te-gjejme-zgjidhje-per-targat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments