Lagështia ndikim negativ në bujqësi

0
6

Një sërë kulturash bujqësore rrezikohen nga sëmundjet e dëmtuesit, kjo si shkak i lagështisë së tepruar të kësaj periudhe, të shoqëruar me temperatura të larta. Kushtet atmosferike të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje shiu intensive pas mesditës, për Përgjegjësin e Departamentit të Agronomisë, Prof.As.Dr Besnik Skënderas, kanë ndikim negativ tek pemëtoret me mollë, tek disa kultura perimore, tek fasulja, patatja dhe misri ndaj këshillon fermerët të marrin masa për të kryer trajtimet e nevojshme. Edhe fermerët e zonës së Devollit të sipërm pohojnë se ka pasur dëmtime në të mbjella. Më tej, profesor Skënderas shpjegon se lagështia ka ndikim pozitiv tek gruri, një kulturë që zë sipërfaqe të konsiderueshme të mbjellash në Qarkun Korçë. Gjatë vitit të kaluar, në Qarkun Korçë, me grurë u mboll një sipërfaqe prej më shumë se 13000 HA. rtsh