Është përkeqësuar situata me përmbytjet në vend, si pasojë e motit të keq me reshje të dendura shiu, ku më problematike situata paraqitet në Lezhë, Laç dhe Shkodër. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, në njësinë administrative Ana Malit, Shkodër, ka përmbytje ne një sipërfaqe prej 400 ha, ndërsa kanë mbetur pa drita fshatrat Beltojë, Mali Hebe njësia administrative Bërdicë, si dhe njësia administrative Shkrel në Malësinë e Madhe. Në njësinë administrative Zejmen në Lezhë ka sipërfaqe toke të përmbytur, 50 ha në fushën e Treshit dhe 15 ha në Spiten, ndërsa në njësinë administrative Balldren, ka 200 ha tokë nën ujë. Në Mirditë ka rritje të prurjeve të përroit të Zmejës, në afërsi të qytetit Rrëshen, i cili është në kuotë kritike. Në Kurbin ka prezencë uji në lagjen Sanxhak, qyteti Laç në 15 banesa. Në lagjen “Granicë” të qytetit të Gjirokastrës përroi i “Çullos” ka shtuar prurjet dhe rrezikon banesat, ndërkohë që është bllokuar lagjja Lenxat në fshatin Lazarat. Në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 200 metra pranë tunelit të Skërficës kanë vërshuar ujërat e një përroi malor. Midis fshatrave Bënçë dhe Lekdush, një masiv me dhera ka bllokuar rrugën po punohet për largimin e inerteve. Në Shijak lumi Erzen në pjesën e fshatit Hardhishtë, ka dalë nga shtrati, ndërsa në edhe në Krujë lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, ka dalë nga shtrati. Në Fier ka ndërprerje të energjisë në disa fshatra, ndërkohë që ka tendencë rritjeje të nivelit të lumenjve Vjosë, Seman dhe Shkumbin. Në Elbasan ka rënie inertesh ne aksin Elbasan-Qafe Thane, Elbasan-Gjinar, Gramsh-Moglice, ndërsa po ashtu edhe në aksin e Rrugës së Arbërit sipër tuneleve në hyrje të Baypassit në drejtim të Qafë Murrizës, ka rrëshqitje të dherave nga skarpatet në një segment rruge. Në aksin rrugor nacional Burrel – Shkopet në Shkopet ka rënie gurësh në rrugë në 2 segmente dhe për pasojë kalimi i automjeteve bëhet në një sens. https://lajme.rtsh.al/artikull/moti-i-keq-15-banesa-nen-uje-ne-lac-hektare-te-tere-toke-te-permbytura-ne-lezhe-e-shkoder-disa-akse-te-bllokuara
Recent Comments
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on