Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE Labovë e Kryqit në nismën “Best Tourism Villages”

 Labovë e Kryqit në nismën “Best Tourism Villages”

Fshati që e merr emrin nga kisha e Shën Mërisë së Kryqit, sipas kryeministrit “këtë vit përfaqëson Shqipërinë në nismën ‘Best Tourism Villages’ e iniciuar nga Organizata Botërore e Turizmit. “Best Tourism Villages” është një program që promovon fshatrat e të gjithë botës të cilat janë destinacione të turizmit të qëndrueshëm dhe mbështesin traditat, kulturën apo asetet natyrore përkatëse. Pjesë e bashkisë së Libohovës, emri i Labovës së Kryqit lidhet me kishën e Shën Mërisë së Kryqit, si një nga monumentet më të rëndësishme në vend dhe rajon, e cila gëzon statusin “Monument Kulture i Kategorisë së Parë”. I vendosur rrëzë vargmaleve të luginës së Drinos, fshati është lehtësisht i aksesueshëm nga Libohova dhe Gjirokastra me një distancë prej 27 kilometrash. Labova e Kryqit paraqet një identitet të fortë në të gjithë zinxhirin e fshatrave që hyjnë në luginën e Drinos. Pasuria e dimensionit të saj fizik dhe jofizik përbën një surprizë të jashtëzakonshme për këdo. Ndërthurja e vlerave kulturore si kalaja e Labovës rreth 2300-vjeçare apo gërshetimi i mikpritjes vendase me kulinarinë janë veçori që e bëjnë Labovën e Kryqit të përzgjidhet pjesë e fshatrave më të mirë të turizmit në botë nga Organizata Botërore e Turizmit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments