Në bashkëpunim me Shoqatën e Agroturizmit, GIZ mbështeti krijimin e “Laboratorit të Inovacionit”. Ky projekt përbëhet nga një seri me workshop-e të organizuara për anëtarët e shoqatës së agroturizmit mbi tema të ndryshme inovative që lidhen me menaxhimin e agroturizmit. Qëllimi i tyre është të sjellin risi në agroturizëm dhe të rrisin përfitimin dhe qëndrueshmërinë e përgjithshme të operacioneve të sektorit. Workshop-i i organizuar së fundi u fokusua në krijimin e sapunëve dhe shampove artizanale e miqësore me mjedisin, për të rritur cilësinë e përvojës turistike dhe për të diversifikuar burimet e të ardhurave. Ky seminar i parë ishte një eksperiencë e frytshme për pjesëmarrësit dhe në vijim synohet të krijohen produkte të tjera që i shërbejnë agroturizmeve. Duke nisur nga marketingu online e deri te risitë në kulinari dhe dixhitalizim, workshop-et e radhës do të zhvillohen çdo dy muaj deri në fund të Shtatorit 2024.
“Laboratori i Inovacionit”, nxitje agroturizmit
RELATED ARTICLES