TasteAtlas është një udhëzues gastronomik që mbledh receta për gatime autentike dhe komente nga ekspertë gastronomikë. Qëllimi i tij është të drejtojë përdoruesit e tij drejt një eksperience unike kulinare. Ai bëri një renditje të 10 kuzhinave më të mira kombëtare në botë, të votuar nga përdoruesit e guidës së famshme. Ata morën parasysh faktorë të ndryshëm, si përbërës specifikë dhe pjata tipike të çdo vendi.

E dhjeta në renditjen e kuzhinave në botë gjejmë ushqimin peruan. Pjatat më të njohura janë qumështi i tigrit (leche de tigre), kokona (frut i familjes së agrumeve) dhe ceviche.

Ndërsa zakonisht ka një reputacion të shkëlqyer në kulturën popullore, kuzhina franceze qendron në vendin e nëntë në renditje. Ndër pjatat dhe përbërësit më të njohur janë djathrat Mont d’Or dhe Rochebaron, aïoli (një salcë provansale), biftek me piper dhe kremin e famshëm Crème brûlée.

Nuk janë restorantet zinxhir si McDonald’s ose Kentucky Fried Chicken që e sjellin SHBA-në në vendin e tetë në renditjen e kuzhinave më të mira në botë, por ushqimet spektakolare si mollët Honeycrisp, salmoni i egër nga Alaska, portokallet e Floridës dhe sanduiçi i brisket i Teksasit.

Ndër kuzhinat më të mira në botë, sipas përdoruesve të TasteAtlas, gjejmë kuzhinën meksikane në vendin e gjashtë. Pjatat dhe ushqimet e preferuara janë Vanilla Chinantla, djathi Oaxacan, Cajeta (dulce de leche, një lloj ëmbëlsire), Carnitas (pjatë me mish) dhe Chilaquiles (një meze).

Spanja dhe produktet e saj tipike fitojnë medaljen e bronztë, duke arritur kështu në vendin e tretë. Ndër pjatat dhe ushqimet më të pëlqyera nga publiku i TasteAtlas, kemi Jamon Iberico de bellota, djathin Manchego, Espetos (një pjatë tipike e Malaga-s me bazë sardelet) dhe karkaleca të pjekur në skarë.