Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKuvendi miratoi projektligjin për vendosjen e çmimeve tavan

Kuvendi miratoi projektligjin për vendosjen e çmimeve tavan

Kuvendi i Kosovës të martën miratoi edhe në lexim të dytë Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Ky Projektligj për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore kaloi me 64 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim. Produktet të cilat do të kenë çmim tavan janë drithërat, mielli, gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezë pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, si dhe lëndët e drurit për djegie. Në seancën e sotme, deputetët me 65 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim, e miratuan në lexim të dytë edhe Projektligjin për mbështetjen e punëve publike. Kuvendi me 65 vota miratoi në lexim të dytë edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë. Deputetët në një seancë të jashtëzakonshme paraprakisht, miratuan vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energji elektrike edhe për 30 ditë.http://ata.gov.al/2022/11/08/kuvendi-miratoi-projektligjin-per-vendosjen-e-cmimeve-tavan/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments