Çeli punimet Kuvendi i Dytë të Studimeve Arbëreshe me temë “Mbijetesa e Arbërishtes në shekullin XXI” – Forum mes aktorëve kryesorë. Fjalën hapëse e mbajti prof. Diana Kastrati, drejtore e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve (QSPA), e cila falenderoi pjesëmarrësit për praninë, arbëreshët e ardhur nga Italia enkas për këtë aktivitet. Diana Kastrati e konsideroi kuvendin e sotem një pikë fillimi të re për të gjithë ata që janë të interesuar, për gjuhën arbëreshe dhe ruajtjen e identitetit arbëresh. Ajo falenderoi në mënyrë të veçantë prof. Eda Derhemin për mbështetjen dhe praninë e sotme. Më tej fjalën e mori përfaqësuesi i presidencës, Arian Kadare. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së arbërishtes, duke theksuar kontributin e arbëreshëve në letërsinë e publicistikën tonë, por njëkohësisht theksoi ruajtjen e arbërishten si pjesë e identitetit të arbëreshëve. Kadare ndër të tjera theksoi rolin e QSPA në studimet, nismat për ruajtjen e gjuhës dhe përhapjen e kulturës arbëreshe. Përfaqësuesi i Ambasadës së Italiane në vendin tonë, Sergio Alias i cili paraqiti një panoramë të përhapjes së arbëreshëve në territorin italian të cilësuar si pakicë gjuhësore. Në këtë seancë hyrëse i pranishëm ishte edhe Alessandro Ruggiero dhe theksoi ndërgjegjësimin dhe prezencën e diasporës shqiptare në Itali. Ai theksoi momentin e rëndësishëm për komunitetin e arbëreshëve të Italisë të ligjit nr. 482 të vitit 1999 i cili krijoi edhe terrenin ligjor për ruajtjen gjuhës dhe kulturës arbëreshe në Itali. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e punës së kryer nga QSPA në këtë drejtim.
Kuvendi “Mbijetesa e Arbërishtes në shekullin XXI”
RELATED ARTICLES