Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKuvendi i Lezhës hodhi themelet e bashkimit të shqiptarëve

Kuvendi i Lezhës hodhi themelet e bashkimit të shqiptarëve

579 vjet më parë, më 2 mars 1444, u mbajt “Besëlidhja e Lezhës”. Kuvendi i fisnikërisë u mbajt në katedralen e kishës së Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit të XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë. Vendimet e kuvendit ishin: Krijimi i një Besëlidhjeje Arbërore me në krye Skënderbeun. Formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm. Krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës. Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore të shqiptarëve. Skënderbeu, si kryetar i Besëlidhjes, nisi të organizonte ushtrinë që përbëhej nga forcat e përhershme dhe nga forcat që do të mobilizoheshin në rast lufte. Forcat e përhershme u formuan nga repartet e sundimtarëve shqiptarë, sipas kuotës së caktuar nga Kuvendi i Lezhës. Në ushtrinë prej 8000 kalorësish dhe 7000 këmbësorësh, një të tretën e përbënte garda e Skënderbeut. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments