Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKushtet e SHBA për paqen në Gaza

Kushtet e SHBA për paqen në Gaza

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë dëbimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës dhe janë gjithashtu kundër një ripushtimi të territorit, tha sot kryediplomati amerikan Antony Blinken. Blinken, duke folur në fund të takimit të ministrave të Jashtëm të G7 në Tokio, paraqiti pikëpamjen e Uashingtonit lidhur me kushtet që kërkohen për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza. ‘Nuk duhet të ketë asnjë përdorim të Gazës si një platformë për terrorizëm ose sulme të tjera të dhunshme,” tha ai. “Nuk duhet të ketë asnjë ripushtim i Gazës pas përfundimit të konfliktit, asnjë përpjekje për të bllokuar apo rrethuar Gazën, asnjë reduktim në territorin e Gazës”, shtoi ai. Megjithatë Blinken nuk bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, siç kanë bërë shumë të tjerë, duke vënë në dukje se vendet që po bëjnë thirrje për armëpushim kanë për detyrë të gjejne nje menyre per te liruar pengjet dhe shmangien e nje sulmi të ngjashëm me atë të 7 tetorit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të mbajë përgjegjësinë për sigurinë në territorin palestinez për një “periudhë të pacaktuar”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments