Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAKush e ka fajin ?!

Kush e ka fajin ?!

Politikat për largimin nga përdorimi masiv i hidro-karbureve dhe afrimi me burimet “e gjelbra” të energjisë do të cojë botën drejt “luftës së gjelbër”. Së shpejti, shtetet e fuqishme do të rivendosen në pozicione kundërshtare pasi kalimi drejt energjive miqësore me mjedisin po bëhet cdo ditë e më tepër, një përballje mes Titanësh. Shpejtësia me të cilën kërkohet zëvendësimi i energjisë së hidro-karbureve me energjitë e rinovueshme me qëllim ngadalësimin e ngrohjes globale, po e orienton botën drejt një krize energjetike. Ndërkohë, kriza e klimës përshkallëzohet dhe qeveritë e fuqishme globale janë zotuar për neutralitet të karbonit deri në 2050.

Vetë BE, është zotuar të neotralizojë karbonin në ajër duke konsideruar edhe koston e pengimit të rritjes ekonomike që varet nga burimet hidro-karbure ndërsa Kina, ka njoftuar UN se synon të arrijë vlerën zero-karbon deri në vitin 2060. Në vitin 1995, kur u mbajt Konferenca e parë mbi Ndryshimet Klimatike në Berlin, energjia prej lëndëve djegëse përbënte 86% të konsumit primar të energjisë në botë ndërsa në vitin 2019, kjo përqindje u ul me vetëm 2%.
Reduktimi në masë të gjerë, i energjisë së hidro-karbureve do të shënonte një revolucion historik ekonomik në shkallë globale pasi përvec pengesave nga vullneti politik apo fuqia finaciare, janë ligjet e Fizikës që nuk e favorizojnë këtë “revolucion të gjelbër” për shkak të vështirësisë së lëvizjes nga burime energjie të përqëndruara drejt burimeve më pak të përqëndruara të energjive të rinovueshme

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments