Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKurti:Të vendosur për integrimet euroatlantike

Kurti:Të vendosur për integrimet euroatlantike

Kryeministri Albin Kurti, sot në zyrën e tij, ka pritur zëvendës asistentin për çështje politike dhe politika të sigurisë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Javier Colomina. Kryeministri Kurti fillimisht falënderoi Colominan për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për Kosovën si dhe kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. “E njoftoi z. Colomina për situatën e sigurisë në vend, për synimet e institucioneve të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO si dhe vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. Kryeministri Kurti -vijon komunikata- gjithashtu theksoi përkushtimin e qeverisë për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë si dhe vullnetin për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në botë, krahë NATO-s dhe partnerëve. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments