Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagoi pas zhvillimeve të djeshme në veri të vendit. Ai është shprehur se shkuarja në vendet e punës së kryetarëve të rinj, të zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit në komunat në veri duhej të ishte gjëja më normale e mundshme. “Objekti i ndërtesës së komunës është vendi ku u shërbehet qytetarëve mbi bazën e ligjit e kushtetutës. Ai i takon Republikës prandaj edhe nuk është marrë dje e nuk do të merret asnjë ditë tjetër”, ka shkruar Kurti. Ai ka potencuar se i kuptojnë shqetësimet e ndërkombëtarëve lidhur me situatën e krijuar, por ka theksuar se opsionet e tjera do të ishin mospërmbushje e obligimeve kushtetuese.
Kurti:Përmbushëm detyrimet kushtetetuese
RELATED ARTICLES