Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim studentët përfitues të bursave të ndara nga MAShTI dhe MAPL për komunitetet. Këtyre studentëve kryeministri u tha se Qeveria e Republikës së Kosovës po punon për krijimin e mundësive të barabarta në arsim për të gjithë studentët. E këta të fundit nga komunitetet ashkali, egjiptian dhe rom, bashkëbiseduan me kryeministrin Kurti, në takimin e përbashkët me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Kryeministri Kurti theksoi faktin se tashmë arsimi i lartë ofrohet pa pagesë për të gjithë studentët.Po ashtu në takim u tha se përmes këtyre bursave në vlerë 1 mijë euro për studentët nga komunitetet, synohet që ata të fokusohen në ngritjen e tyre profesionale dhe akademike, pa pasur barrën e anës financiare. U ritheksua përkushtimi që përmes bursave dhe mekanizmave të tjerë të mbështeten gjeneratat e reja, pa dallim, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës. RTK
Kurti:Mundësi të barabarta për të gjithë studentët
RELATED ARTICLES