Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKurti:I çuditshëm mosreagimi i KFOR

Kurti:I çuditshëm mosreagimi i KFOR

Kryeministri Albin Kurti dha detaje për rrëmbimin e tre policëve shqiptarë në territorin e Kosovës nga njësitet speciale ushtarake të Serbisë, për çka ka thënë se është e çuditshme sesi KFOR-i nuk është deklaruar ende pavarësisht fakteve që vërtetojnë se kidnapimi ka ndodhur në territorin e Kosovës. Kurti në konferencën për mediet pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha se ajo që ndodhi të mërkurën në Kosovë është cenim i sovranitetit të vendit. Kreu i Ekzekutivit tha se sundimi i ligjit nuk mund të jetë special në veri të Kosovës në krahasim me pjesët tjera të vendit, ndërkohë që theksoi se janë të befasuar me tolerancën e ndërkombëtarëve ndaj agresionit të Serbisë në Kosovë. “Serbia nuk është që po na befason, nuk ka ndryshuar nga apetitet e saj. Ajo që po na befason është toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë, e cila vazhdimisht po kërkon destabilizim”, u shpreh ai. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments