Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKurti takim me Peach: Nevojitet vigjilencë

Kurti takim me Peach: Nevojitet vigjilencë

Takimin e radhës përgjatë Forumit të Bledit për Siguri, Kryeministri Albin Kurti e zhvilloi me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach. Në komunikatën për media bëhet e ditur se ata diskutuan për bashkëpunimin rajonal, çështjet aktuale dhe situatën aktuale në katër komunat në veri të vendit, me ç’rast ka thënë se duhet vigjilencë ndaj ri-eskalimit që mund të vijë nga deklaratat e liderëve shtetërorë serbë. Kurti e njoftoi atë mbi mbarëvajtjen e zbatimit të marrëveshjes së Bratisllavës ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në lidhje me de-eskalimin e plotë të situatës në veri të vendit. Bëhet e ditur se Kurti ka thënë se kanë kaluar dy muaj prej incidentit të fundit në këto katër komuna, dhe prej atëherë nuk ka pasur protesta të dhunshme, është shtuar numri i punëtorëve në ndërtesat komunale e është ulur proporcionalisht prezenca e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale. “Kemi një situatë të de-eskaluar kjo falë bashkëpunimit të qytetarëve nga komuniteti serb dhe veprimeve nga institucionet e Republikës së Kosovës. E rëndësishme është tani të jemi vigjlent ndaj ri-eskalimit që mund të vijë nga deklaratat dhe veprimet e liderëve shtetëror serbë”, ka thënë Kurti. Ky ishte takimi i pestë i kryeministrit Kurti me Lord Peach këtë vit. Kryeministri Kurti e falënderoi Lord Peach për rolin dhe mbështetjen aktive të Mbretërisë së Bashkuar. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments