Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë në Seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”. Kurti është shprehur optimist lidhur me procesin e dialogut me Serbinë. Ky dialog sipas Kurtit nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim të krizave, por duhet të jetë për marrëveshje. “Tani jemi futur në një fazë të re, prej 18 gushtit të këtij viti. Kjo është fazë e re sepse tema e parë në zyrën e (kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep) Borrell në Bruksel ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Pra dialogim për marrëveshje, do të diskutojmë kornizën. Tani unë jam shumë më optimist, sepse, krahasuar me të kaluarën, kur njohja e pavarësisë ishte në fund të procesit, dhe po shndërronte këtë çështje në motivim për zvarritje të procesit, tani njohja e ndërsjellë nuk është në fund, por në qendër të marrëveshjes”, tha Kurti. Nga ana tjetër kryeministri kosovar deklaroi se strukturat paralele në veri janë bërë më agresive pas pushtimit rus në Ukrainë. Për Kurtin këto struktura të paguara nga Beogradi janë shkaku i problemeve të popullsisë serbe në veri. Duke u ndalur tek liberalizimi i vizave, Kurti u shpreh se skepticizmi i disa vende tashmë nuk ka bazë pas punës që është bërë në luftimin e korrupsionit dhe sundim të ligjit.https://lajme.rtsh.al/artikull/kurti-optimist-dialogu-me-serbine-ne-faze-te-re-strukturat-paralele-ne-veri-jane-bere-me-agresive
Kurti-Strukturat paralele në veri janë bërë më agresive
RELATED ARTICLES