Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për median gjermane “Der Spiegel”, ka folur për situatën e krijuar në Veri, ku prej 9 ditësh janë bllokuar disa pika kufitare me barrikada nga serbët. Ndërsa ka pasur disa incidente si me personelin e EULEX-it edhe me policinë e Kosovës, Kurti ka deklaruar në këtë interviste se situata e tensionuar në veri është për shkak të “panikut të Beogradit”. Kurti deklaroi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion Serbisë që të zgjedhë mes Perëndimit dhe Rusisë. “BE dhe SHBA po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë. Duket se Vuçiç dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, është shprehur Kurti. Tensionet në veri të Kosovës janë rritur këtë të diel, pasi në një video amatore të publikuar në rrjetet sociale, shihen se në barrikadat e vendosura nga serbët në veri të Mitrovicës, ka persona të armatosur që shihen duke mbajtur kallashnikov në duar.https://lajme.rtsh.al/artikull/kurti-per-der-spiegel-situata-ne-veri-tregon-panikun-e-beogradit
Kurti : Situata në veri tregon panikun e Beogradit
RELATED ARTICLES