Tuesday, July 2, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKurti : Shërbime sa më të mira për qytetarët

Kurti : Shërbime sa më të mira për qytetarët

Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Hamburg ka vizituar objektin e ri të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Rotherbaum, në një nga lagjet më të bukura të qytetit, përballë stacionit të metrosë Hallerstrasse. Kurti theksoi se ndërrimi i objektit të konsullatës është një dëshmi e angazhimit të Qeverisë për mbrojtjen e imazhit të Kosovës në botë dhe për të ofruar shërbime sa më të mira për qytetarët. “Ky mision nuk është vetëm në shërbim të mërgatës tonë të madhe në Gjermani, por edhe një pasqyrë e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”, ka shkruar Kurti në Facebook. Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Hamburg, së bashku me pesë misionet tjera konsullore në Gjermani, përbën misionin më të madh diplomatik dhe konsullor të vendit tonë në botë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments