“Politika tona inovative për zhvillim dhe krijimin e vendeve të reja të punës dhe ato për mbrojtjen e mjedisit plotësojnë njëra tjetrën. Investimet që po bëjmë në energjinë e rinovueshme si projekti Solar 100MË në KEK, projekti për rezervë akumuluese me kapacitetin më të madh në Evropë, projektin e parë në Ballkan për ngrohje qendrore me panele solare, e shumë projekte tjera që kemi në plan do të ndihmojë në reduktimin e emetimeve të gazeve serrë”, shkruan ai.“Sot, jemi të lumtur të ju njoftojmë se po hapim thirrjen në shumë rreth 2 milionë euro për mbështetjen e Komunave në politikat për klimën, energjinë dhe infrastrukturën e qëndrueshme, zhvillimin lokal përmes konceptit të ekonomisë qarkore, lëvizshmërinë dhe rritjen e kapaciteteve të transportit publik me shkallë të ulët të emetimit, mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit, zhvillimin e sistemeve të qëndrueshme të ushqimit dhe transformimin digjital”, shkruan Kurti.
Kurti: Rreth 2 milionë euro në mbrojtje të natyrës
RELATED ARTICLES