Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​Kurti: Policët dëshmojnë se janë rrëmbyer në territorin e Kosovës

​Kurti: Policët dëshmojnë se janë rrëmbyer në territorin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri të ditur se sot shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi ka vizituar sot tre policët e rrëmbyer që po mbahen në paraburgim në Kralevë. Ai tha se në bazë edhe të rrëfimit të tyre dëshmohet se ata janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës. “Ambasadori Jashari sot i ka vizituar policët që po mbahen peng nga Serbia, i ka vizituar ndaras njërin pas tjetrin. Përshkrimi i tre policëve sesi ka ndodhur rrëmbimi është i njëjti. Janë tri rrëfime ndaras identike të cilët thonë se në momentin e rrëmbimit me 14 qershor kanë qenë tek tryeza e improvizuar duke ngrenë drekë, kur 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar dhe rrëmbyer. Që të tre e thonë rrëfimin e njëjtë, kur pyeten ndaras nga njëri-tjetri nga ambasadori Jashari. Kjo heq çfarëdo dileme edhe për ata që dëshirojnë të jenë skeptik për të drejtën e Kosovës se Serbia ka krijuar agresion më 14 qershor dhe ka rrëmbyer tre policët tanë”, tha Kurti, në konferencën për medie të martën. Në anën tjetër, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se tre policët e rrëmbyer kanë deklaruar se nuk janë keqtrajtuar fizikisht. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments