Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKurti në ASK: Gati për regjistrimin e popullsisë

Kurti në ASK: Gati për regjistrimin e popullsisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot zyrat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për t’u njoftuar me punën e Agjencisë në planifikimin dhe realizimin e procesit madhor të regjistrimit të popullsisë, që do të fillojë në muaji prill 2024. I shoqëruar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Kryeministri pa për së afërmi proceset teknike të përfunduara nga ASK, e që luajnë rol kyç në organizimin e procesit dhe mbarëvajtje e tij. “Numri i regjistruesve dhe monitoruesve bashkë me tabletët dhe pajisjet e nevojshme për regjistrim tashmë janë gati. Kryeministri tha se nuk ka proces më të rëndësishëm për planifikim sesa regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave dhe ofroi mbështetje të plotë për ASK-në ashtu që censusi të zhvillohet me përpikëri të nevojshme e sipas standardeve të EUROSTAT-it”, thuhet në komunikatë. Ushtruesi i detyrës së ASK-së, Avni Kastrati, bashkë me ekipin e drejtorëve të ASK-së, njoftoi Kryeministrin për hapat e radhës në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, përfshirë organizimin e regjistrimit të diasporës përmes platformës e-Kosova. Kryeministri falënderoi ASK-në për punën, përkushtimin dhe angazhimin e tyre. Qëndrojmë së bashku në realizimin e këtij projekti të madh, regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments