Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështesin interesimin e Gjermanisë dhe Francës për të ndihmuar në procesin e dialogut për marrëveshjen që ka në qendër njohjen reciproke. “Kosova e kupton rëndësinë e integrimit evropian në zemrën e të cilit për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe neve në veçanti, ndodhet Gjermania dhe Franca. Andaj, ne e mbështesim faktin që dy shtete kaq të rëndësishme evropiane dhe njohëse të Republikës sonë që nga fillimi, do të ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht obligueshme që e ka në qendër njohjen reciproke”, tha ai. Kreu qeveritar foli edhe për respektimin e plot të ujdisë për dokumente mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë vlen reciprociteti, por liria e lëvizjes duhet të jetë liri e plotë e lëvizjes, duke nënkuptuar njohjen e dokumenteve të Kosovës edhe në kufijtë e Serbisë me vendet e tjera. Këtë gjë, Kurti tha se zëvendëskryeministri Bislimi e ka adresuar edhe me ndërmjetësit e dialogut. “Në pikat kufitare po vlen reciprociteti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi insistuar për liri të lëvizjes dhe ajo do të nënkuptonte liri të plot të lëvizjes, pasi liria e cunguar nuk është liri. Këtë gjë, zëvendëskryeministri është duke adresuar edhe me ndërmjetësit. Për në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, padyshim që ajo vlen. Veçse unë e kuptoj se nuk mund të kemi liri të cunguar apo të pjesshme të lëvizjes”, shtoi ai. Këto komente kryeministri Kurti i bëri pas ceremonisë së shënimit të 23 vjetorit të Policisë së Kosovës. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.http://ata.gov.al/2022/09/06/kurti-mbeshtesim-interesimin-e-gjermanise-dhe-frances-per-dialogun/
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on