Kurti kërkon shtim të trupave të KFOR-it, Gjermania s’komenton kërkesën DW Qeveria gjermane ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për largimin e barrikadave nga rrugët e veirut dhe shtendosjen e gjendjes. Tani kërkohen hapa të tjerë. Qeveria gjermane është shprehur e lehtësuar pas shtendosjes së fundit të gjendjes në veri të Kosovës dhe largimit të barrikadave nga rrugët. “Ky është një sinjal i mirë i të dy palëve, që rezultoi me heqjen e barrikadave nga minoriteti serb në veri të Kosovës”, deklaroi këto ditë në Berlin zv/zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann. Kjo ka rezultuar me hapjen e sërishme të të gjitha vendkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, që ishin bllokuar në dhjetor dhe në kohën e festave. Dialogu duhet të vazhdojë “Tani duhet të përqendrohemi tek mbështetja e dialogut dhe vazhdimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë është duke bërë qeveria gjermane”, shtoi Hoffmann. Gjermania mbështet përpjekjet e përfaqësuesve të Bashkimit Evrpian për ndërmjetësim në dialog. Hoffman dhe një zëdhënës tjetër i ministrisë së Jashtme nuk deshëm të komentojnë kërkesat e kryeminitrit të Kosovës Albin Kurti për dërgimin e më shumë ushtarëve të NATO-s në Kosovë. Hoffmann tha se qeveria gjermane do të koncentrohet edhe më tej në vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e problemeve me dialog. Kryeministri Kurti ka deklaruar në një intervistë për gazetën gjermane Dei Welt: “Forcimi i trupave të NATO-s në vendin tonë do të forconte edhe sigurinë dhe paqën, jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”. RTK