Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKurti i reagon BE-së për masat: Nuk spekuloj për spekulimet

Kurti i reagon BE-së për masat: Nuk spekuloj për spekulimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është përgjigjur lidhur me deklaratat e zyrtarëve të BE-së, të cilët i kanë quajtur spekulime lajmet lidhur me heqjen e masave të vendosura për Kosovën. “Nuk mendoj që duhet të spekuloj për spekulimet”, ka thënë Kurti. Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se afati i dorëzimit të raportit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, rreth masave të vendosura ndaj Kosovës, dhe përmbajtja e këtij raporti, janë çështje ndër-institucionale të BE-së, dhe rreth tyre nuk mund të spekulojnë akterët jashtë bllokut evropian. Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, raporti ka të bëjë me dinamikat e institucioneve të BE-së, dhe ka thënë se askush jashtë BE-së nuk duhet të spekulojë rreth përmbajtjes dhe afateve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments