Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​Kurti: Duhet të luftojmë diskriminimin

​Kurti: Duhet të luftojmë diskriminimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e dytë të Samitit të Ballkanit Perëndimor është zotuar se do të punojnë për të mposhtur racizimin dhe për të luftuar pabarazinë. Kurti para të pranishmeve tha se për të ruajtur bashkësinë duhet të luftojnë diskriminimin, e për të trajtuar këto raste ai shtoi se duhet të punojnë gjithë së bashku. “Ne jemi këtu së bashku me zotimin për t’u përballur me diskriminim racor, për të mposhtur racizmin e për të luftuar pabarazinë. Që nga fillimi i qeverisjes tonë kemi vendosur prioritetin dhe vizionin tonë për drejtësi për të gjithë pa dallim. Për të realizuar këtë vizion duhet të përballemi me padrejtësitë të cilat ekzistojnë e posaçërisht me diskriminimin. Andaj, strategjia jonë për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkalinj e cila është miratuar në vitin 2022 është strategjia e parë ku lufta kundër diskriminimit përfshihet si komponentë në vetvete. Për të ruajtur bashkësinë ne duhet të luftojmë diskriminimin, e për të trajtuar rastet e diskriminimit duhet të bëjmë aty ku është më së shumti i pranishëm ndaj komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian. Andaj, kemi krijuar mundësinë e raportimit në platformën raporto diskriminimin.org, ku ne ftojmë që të raportojnë jo vetëm romët, egjiptian e ashkalinjt, por gjithë qytetaret për diskriminimin kudo që e hasin atë…Ne kemi nevojë të bëhemi bashkë në universalitetin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, ku përqendrohemi në substancë. Sundimi i ligjit kuptim tjetër nuk ka, barazia nuk është destinimi, është pikënisja, ne duhet të fillojmë si të barabartë. Nëse nuk e trajtojmë njëri tjetrin si të barabartë, nëse nuk e vëmë atë që kemi të përbashkët e jo atë që mund të na dallojë, atëherë nuk mund të kemi demokraci, liri e të drejta”, tha Kurti. Kurti shtoi se me investime nga Qeveria në këtë drejtim synojnë që të ofrojnë praktika për të rinjtë nga komuntietet jo shumicë, me qëllim të ketë përfshirje më të madhe nga to.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments