Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ndaj avancimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Në llogarinë e tij në Facebook, ai e ka cilësuar si vendim të rëndësishëm ndërrimin e statusit të Kosovës në anëtare të asociuar, “Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, ka shkruar Kurti. Ai tha se pavarësisht fushatës së Serbisë, Sofja sot ishte vendtakimi në të cilin Kosova bëri një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik.
Kurti: Avancimi i Kosovës në NATO hap i rëndësishëm
RELATED ARTICLES