Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji ndau , pamje nga ky trajnim i specializuar, ndërsa tha se Regjimenti i Operacioneve Speciale vijon procesin e përgatitjes së operatorëve të rinj të forcave speciale.
“Aktualisht, kursi i 15-të Bazë është në fazën e tij më intensive, e cila përfshin testimin e qëndrueshmërisë dhe rezistencës fizike e mendore të kursantëve deri në kufijtë ekstremë. Ky proces trajnimi, i zhvilluar sipas standardeve më të larta profesionale, synon formimin e një force elitare, të gatshme dhe të aftë për përmbushjen me sukses të çdo detyre dhe misioni”, tha Kingji.