Për breza të tërë, ky Kuran me përmasa të pullës postare është përcjellë në familjen e Mario Prushit. Studiuesit thonë se është një nga Kuranet më të vegjël të regjistruar, me librin e shenjtë të vogël të mbajtur brenda një kutie argjendi të nxirë me kalimin e kohës.Kurani i vogël është dy centimetra i gjerë dhe një centimetër i trashë. Ai u gjet nga stërgjyshërit e z. Prushi kur gërmonin tokën për një shtëpi të re në Kosovë. Familja e mori zbulimin si një shenjë hyjnore dhe përqafoi Islamin. I shtypur, me shumë gjasa nga fundi i shekullit të 19-të në afro 900 faqe, një Kuran në miniaturë, i konsideruar si një nga më të vegjlit në botë, është ruajtur si libërth i vyer nga një familje shqiptare në Tiranë për disa breza citon AFP.
Kurani më i vogël në botë gjendet në Shqipëri
RELATED ARTICLES