Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAKur u shpikën syzet?

Kur u shpikën syzet?

Nëse nuk marrim parasysh legjendat që ia atribuojnë meritën kinezëve apo indianëve, syzet me siguri janë shpikur në Venecia gjatë viteve 1200, shkruan focus.it. Në manastirin e Santa Katerinas në Pizë thuhet se frati domenikan Alesandro dela Spina (vdiq më 1313) “ribëri dhe bëri të njohur shpikjen e syzeve, të cilat dikush tjetër i kishte krijuar fillimisht, por nuk donte t’i përhapte të përdoreshin në masë”. Që nga fundi i viteve 1200, në disa kapituj të arteve veneciane përmenden syzet (“roidi da ogli”) si objekte që ishin prodhuar prej disa kohësh nga artizanët e qelqit Murano. Një nga paraqitjet e para piktoreske të syzeve (riprodhuar në foto) shfaqet në portretin e kardinalit Hugh, tek afresket e 1352 të piktorit Tomaso da Modena, në seminarin e Trevizos.https://ata.gov.al/2022/11/17/kur-u-shpiken-syzet/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments