Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKur të flasim me fëmijët për vdekjen ?

Kur të flasim me fëmijët për vdekjen ?

Një ndër bisedat që prindërit shpesh evitojnë t’i trajtojnë me fëmijët është ajo mbi vdekjen. Në shumicën e rasteve një tematikë e tillë shtyhet për tu trajtuar me vonë me justifikimin se nuk është mosha e përshtatshme. Psikologët këshillojnë të bisedohet hapur me fëmijët për këto tema, me qëllim që ata ta kenë më të lehtë ta përballojnë humbjen kur përballen me vdekjen e personave të dashur. “Ne në kulturën tonë kemi një qasje shumë të dhimbshme me vdekjen. Rekomandohet që të shikohet si pjesë e jetës, pra si pjesa fundore që do ta hasim në jetë”, shprehet psikologia. Madje sugjerohet që të flitet me fëmijët për vdekjen që në një moshë të hershme. “Fëmija në moshën 5-6 vjeç fillon të këtë atë frikën nga vdekja dhe fillon të kuptojë që individi mund të mos jetë. Pra është momenti që t’i shpjegohet me fjalë shumë të thjeshta se çfarë ndodh pa e traumatizuar fëmijën”, theekson ajo. Psikologët sqarojnë se është e nevojshme që fëmijët të pranojnë realitetin e vdekjes dhe se kjo arrihet vetëm nëpërmjet bisedave të hapura ndërmjet anëtarëve të familjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments