Sunday, June 29, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTKupa e Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19

Kupa e Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19

Më datë 20 dhe 21 janar do të luhen ndeshjet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19. Në këtë fazë do të vihen përballë skuadrat që kaluan me sukses turin çerekfinal. Të gjitha ndeshjet do të luhen me vetëm një takim dhe në një fushë asnjanëse (Kamëz). Përsa i përket grupmoshës U-17 dy përballjet gjysmëfinale janë, Skënderbeu – Tirana dhe Teuta – Partizani. Sfida e parë do të jetë Skënderbeu – Tirana që do të luhet të shtunën më datë 20, në orën 10:00. Ndërsa ndeshja Teuta – Partizani do të zhvillohet të dielën më datë 21, në orën 10:00.

Në fazën gjysmëfinale për grupmoshën U-17 do të përballen këto skuadra:

Skënderbeu – Tirana                                 20 janar, ora 10:00 Kamëz

Teuta – Partizani                                       21 janar, ora 10:00 Kamëz 

 Përsa i përket grupmoshës U-19 dy përballjet gjysmëfinale janë, Skënderbeu – Partizani dhe Bylis – Laçi.

Ndeshja Skënderbeu – Partizani do të luhet të shtunën më datë 20, në orën 13:00. Ndërsa sfida Bylis – Laçi do të zhvillohet të dielën më datë 21, në orën 13:00.

Në fazën gjysmëfinale për grupmoshën U-19 do të përballen këto skuadra:

Skënderbeu – Partizani                           20 janar, ora 13:00 Kamëz

Bylis – Laçi                                               21 janar, ora 13:00 Kamëz       

   

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments