Në këtë aktivitet morën pjesë të gjitha ekipet me rreth 400 sportistë, njoftoi sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ekipi i Vllaznisë mori pjesë me 104 sportistë në Kupën e Shqipërisë dhe u shpall kampion me fëmijët, nën kampion me para të rinjtë, vend i 3-të me të rinjtë dhe vend i 3-të me të rriturit. Pallati i sportit Qazim Dervishi solli atmosferën e bukur të Arteve Marciale ku u dëshmua sërish dashamirësia, sportiviteti dhe bashkëpunimi mes ekipeve Shqiptare.