Sot është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” Gjatë hedhjes së shortit të pranishëm ishin drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave. Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe katër çiftet çerekfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë që janë: Egnatia – Laçi , Partizani – Kukësi, Vllaznia – Erzeni dhe Tirana – Teuta. Ndeshjet e kësaj faze do të luhen me sistem vajtje-ardhje në datat 20 – 21 shkurt dhe 5 – 6 mars, ndërkohë që ndeshjet e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve që ishin të pozicionuara në vazon e dytë. Gjithashtu në ndeshjet e fazës çerekfinale do të përdoret edhe sistemi VAR.
Çiftet e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë:
Laçi – Egnatia 20/21.02.2024 Egnatia – Laçi 05/06.03.2024
Teuta – Tirana 20/21.02.2024 Tirana – Teuta 05/06.03.2024
Kukësi – Partizani 20/21.02.2024 Partizani – Kukësi 05/06.03.2024
Erzeni – Vllaznia 20/21.02.2024 Vllaznia – Erzeni 05/06.03.2024