Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKundërshtojnë shqiptarët në Luginë

Kundërshtojnë shqiptarët në Luginë

Përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka thënë se Lugina e Preshevës nuk ka nxënës për himnin serb. “ Himni i Republikës së Serbisë “Boze Pravde” nuk përfaqëson komunitetet jo serbe e në veçanti nuk përfaqëson shqiptarët e Luginës së Preshevës. Madje shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë as nxënës për himnin serb, duke pas parasysh që në Serbi janë diku shkollat në tetë gjuhë, e pesëmbëdhjetë shkolla në gjuhën shqipe”, tha Mustafi. “Sigurisht është e papranueshme që të filloj fillim viti shkollor me himnin serb, sepse ai nuk përfaqëson shqiptarët e Luginës së Preshevës e nuk përfaqëson komunitetet jo shumicë”. Urdhëresën e Ministrit serb të Arsimit për intonimin e himnit serb nëpër shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Luginë, zëvendëskryetari i komunës në Bujanoc, Shqipërim Musliu, e ka quajtur mendësi millosheviqiane. “Ky ligj i cili është futur vitin e kaluar nga Republika e Serbisë është një dëshmi e qatë se Serbia është po ajo e Millosheviqit që vepron vetëm njëanshëm me presione të ndryshme. Pa kursyer edhe stacionet policore të cilat në fillim vitin, pikërisht më datën 1 shtator, marrin në telefon drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme dhe i pyesin a është zbatuar ligji i Republikës së Serbisë. Kjo shkelje është një dëshmi e qartë që komunitetet tjera që jetojnë në Serbi, janë të diskriminuara”, tha Musliu për RTK-në. E Belgzim Kamberi, kryetar i KDNJ-së së Luginës ka thënë se vet ideja e intonimit të himnit shtetërorë është jodemokratike dhe përbënë shkelje për pakicat sepse himni serb nuk është gjithëpërfshirës. “S`pari vet ideja e antonimit të himneve shtetërore në shkolla eshtë problematike dhe veçanërisht në situata post- konfliktuoze siç është Serbia dhe rajoni dhe së dyti problemi është që vet karakteri i himnit shtetëror të Republikës së Serbisë “Boze Pravde” i cili së pari është para modern dhe klero – nacionalistë dhe së dyti nuk është gjithëpërfshirës dhe krijon vetëm antagonizma dhe ksenofobi më të madhe ndaj komuniteteve jo serbe në Serbi”, thotë Belgzim Kamberi, kryetar i KDNJ-së së Luginës. Urdhëresa e Ministrit serbe të Arsimit parasheh dënime materiale me ligj për institucionet shkollore që nuk e zbatojnë ligjin, në nivelin deri në një milion dinarë, udhëheqësi i shkollës dënohet njëqindmijë dinarë për mos lejim të intonimit të himnit serb, ndërsa si masë tjetër parashihet edhe përjashtimit nga puna e individëve që e pengojnë zbatimin e ligjit. i autoriteteve serbe që nxënësit nëpër shkolla të këndojnë himnit kombëtar të Serbisë, vazhdon të ngjallë reagime në Luginën e Preshevës dhe në Kosovës. Kryeministri Albin Kurti thotë se ky veprim i Beogradit nuk është aspak demokrat, derisa e akuzon Serbinë për trysni ndaj shqiptarëve. E në Luginë kanë kundërshtuar këndimin e himnit, edhe pse mund të përballen edhe me dënime të ashpra. Detyrimi me ligj i intonimit të himnit serb “Boze pravde” në orën e parë të mësimit edhe në shkollat me mësim në gjuhën shqipe, me një shtatorë kur edhe nis viti akademik shkollorë, ka ngjallur reagimin nga lidershipi në Preshevë për edhe në Kosovë. Për këtë veprim të autoriteteve serbe ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti “Nuk bëhet fjalë për kurrfarë veprimi demokratike human. Përkundrazi sa më e dobët që është Serbia karshi Kosovës, aq më shumë po egërsohet ajo, andaj edhe një lloj agresiviteti të shtuar të Serbisë, duhet ta kuptojmë përbrenda dobësimit të saj në përgjithësi. Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik që angazhohet për të gjithë qytetarët pa dallim. Por natyrisht që ne angazhohemi dhe për shqiptarët në Serbi”, tha kryeministri Albin Kurti.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=616495

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments