Thursday, November 21, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTKundërshtoi gjyqtarin, pezullohet me 8 ndeshje zyrtari i Vllaznisë

Kundërshtoi gjyqtarin, pezullohet me 8 ndeshje zyrtari i Vllaznisë

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dënuar me tetë ndeshje pezullim zyrtarin e skuadrës së Vllaznisë. Sipas vendimit të publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, dënimi vjen pas sjelljes jo sportive të shfaqur nga zyrtari, i cili do të ndalohet të jetë i pranishëm në të gjitha stadiumet, ku kryen veprimtarit FSHF deri në përfundim të dënimit. Brahimi në ndeshjen e zhvilluar mes Teutës dhe Vllaznisë ka reaguar ashpër ndaj gjyqtarit të ndeshjes, për shkak të disa vendimeve që klubi kuqeblu i gjen të padrejta. Skuadra e Vllaznisë dhe zyrtari Brahimi mund të ankimojë këtë vendim brenda tri ditëve. Po ashtu, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka marrë në total 7 vendime, që lidhen edhe me kategoritë inferiore.

Vendimet e plota: 

  1. Zyrtari i KF Vllaznia, Artan Brahimi,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  2. Zyrtari i FC Besa, Romeo Bizhdili,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Zyrtari i FC Besa, Dorian Bubeqi,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i Albanet U-19, Luis Sardi, për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Rinia EL B, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër AF Kampionët U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  6. Pranimin e kërkesës së KF Egnatia, për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Sebastjan Spahiu në bazë të nenit 75 të KDE.
  7. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Erzeni U-21, Laert Sallaku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  8. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Erzeni U-21, Klaus Cerganji, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Erzeni U-21, Klajvi Zeneli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments