Friday, October 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Kultura e gjuhës sot” nga Gjovalin Shkurtaj

“Kultura e gjuhës sot” nga Gjovalin Shkurtaj

“Kultura e gjuhës sot”, titullohet libri i botuar nga e akademiku Gjovalin Shkurtaj. Libri trajton probleme të mprehta të dukurive aktuale në përdorimin e gjuhës shqipe, nga ruajtja dhe mbrojtja e gjuhës shqipe letrare deri tek gojështhurja dhe mungesa e kujdesit për gjuhën, si dukuri të tranzicionit, që duhet të marrin fund. Libri “Kultura e gjuhës sot” i akademikut Gjovalin Shkurtaj doli në dritën e botimit, pikërisht në ditët e përkujtimit të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. Ky libër vjen mbas shumë librave të mëparshëm të akad. Shkurtaj që kanë si bosht dukuri e probleme aktuale të kulturës së gjuhës. Akad. Shkurtaj shkruan, se libri mund të shërbejë si bazë për lëndën “Kultura e gjuhës” që është e domosdoshme dhe shpreson të futet si lëndë e re në të gjitha degët e shkollave të larta. Ai thekson se, qëllimi i kësaj përmbledhjeje studimesh është të shtohet kujdesi për shqipen standarde në përdorimet zyrtare të administratës, të medieve e reklamave, të gazetave e revistave (në letër dhe online) në të gjitha hapësirat shqiptare. Synimi kryesor është të ritheksojmë, duke sjellë edhe përditësime e të dhëna të reja të kohëve të fundit, se mbrojtja e gjuhës shqipe letrare nuk është censurë, por detyrim e peng moral gjithëkombëtar. Libri i akademikut Gjovalin Shkurtaj, do te jetë pjesë e Panairit të Librit, i cili organizohet pas pak ditësh në Tiranë.https://ata.gov.al/2022/11/14/kultura-e-gjuhes-sot-libri-i-ri-i-akademikut-gjovalin-shkurtaj/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments