Fshati Godolesh në Elbasan është duke u përgatitur për të nisur vjeljen e pemëve të ullirit. Historia e kultivimit të ullirit në këtë vend daton shekuj më parë. Banorët ende ruajnë traditat e të parëve duke ruajtur të njëjtat varietete, si nga bixan kokërr madh ku mbetet më i preferuari, por dhe ulliri Frontoj dhe Ullastër.
Banorët shprehen se mungesa e ujit ka sjellë një ulje të numrit të prodhimit. Megjithatë vërehet se kultura e mbjelljes së ullirit është zgjeruar kohën e fundit në Qarkun e Elbasanit, për këtë kanë ndikuar edhe subvencioneve që shteti ka shpërndarë tek fermerët, si në hapje të fabrikave të vajit por dhe në mirëmbajtjen e pemës së ullirit.
Tradita e mbjelljes së pemës së ullirit në Godolesh është e hershme, më parë çdo person i cili do të lidhte një kurorë duhej patjetër me kushte që të mbillte mbi 10 rrënjë ulliri, kjo traditë vazhdon ende në Godolesh.