Dy kullat gotike të Katedrales së Notre Dame, në Paris janë hapur serish sot për publikun e gjerë.

Kullat janë rinovuar plotësisht dhe tani kanë një shkallë spirale të dyfishtë prej 20 tonësh të bërë nga lisi i fortë që ngrihet mbi 21 metra brenda kullës jugore.

Në krye të shkallëve, vizitorët mund të shohin, për herë të parë, nga afër kambanat e famshme, Emmanuel dhe Marie.

Kullat 69 metra të larta, të arritshme duke ngjitur 424 shkallë, i kanë mbijetuar një sërë luftërash, revolucionesh dhe trazirash të tjera që nga shekulli i XIII –  dhe së fundmi zjarrit shkatërrues në prill të vitit 2019.

Ndërsa flakët dëmtuan rëndë monumentin ikonik, kullat mbetën kryesisht të padëmtuara gjashtë vjet më parë.

Rihapja e tyre shënon fazën e fundit të madhe të rindërtimit të Notre Dame që nga rënia e zjarrit.

Vizitorët tani mund të eksplorojnë, për herë të parë, edhe oborrin e cisternës, ku në shekullin e XVIII ndodheshin rezervuarë të mëdhenj të ujit të shiut.

Oborri lidh dy kullat dhe ofron pamje të reja të katedrales dhe çative të Parisit