Kulla Veneciane, një monument simbolik i qytetit të Durrësit, përmes teknologjisë është shndërruar në një qendër fantastike informacioni për qytetin antik.Kulla Veneciane është pjesë e kalasë së Durrësit, e cila në mesjetë konsiderohej si një nga fortesat më të fuqishme të bregut perëndimor të Adriatikut. Në gjysmën e parë të shekullit të XV-të kur Durrësi ishte nën pushtimin e Venedikut, kulla u rindërtua dhe mori pamjen e sotme. Kështjella e Durrësit është shpallur monument kulture, që në vitin 1948.
Kulla Veneciane iu nënshtrua restaurimit pas tërmetit të fortë që goditi këtë qytet nëntorin e 2019-ës.
Falë programit EU4Culture, kulla “flet” përmes programeve teknologjike multimediale.