Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKuleba:E pamundur një marrëveshje me Putin

Kuleba:E pamundur një marrëveshje me Putin

Të ulesh për të diskutuar një marrëveshje me Putinin? Jo, është e pamundur dhe e them këtë në mënyrë jodiplomatike, tha në një interviste për ”Hard Talk” të BBC-së, ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba, pas njëfarë hezitimi për t’u përgjigjur.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse është e vërtetë që Volodymyr Zelensky nuk ka ndërmend të shkojë në samitin e NATO-s në Vilnius në korrik, për shkak të hezitimit të disa shteteve për të pranuar Ukrainën në Aleancë, përfshirë Gjermaninë, Kuleba u përgjigj se anëtarësimi i plotë i Kievit në NATO pas luftës do të jetë një garanci e forcës dhe e sigurisë në krahun lindor të Evropës, një barrë që tani Berlini e mban mbi supet e tij.

Për sa i përket frikës së Perëndimit për një përshkallëzim të konfliktit, i cili ka vonuar vendime të rëndësishme, përfshirë dërgesat e avionëve luftarakë F-16 dhe frikën e krijuar nga kërcënimet e Moskës, Kuleba tha se Putinit nuk i duhet një arsye e drejtpërdrejtë për të krijuar një përshkallëzim, siç tregohet nga pushtimi i vetë Ukrainës dhe, së fundmi, nga shkatërrimi katastrofik i digës Kakhovka.

Së fundi, për sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, kundërshtimit se ato nuk po funksionojnë, Kuleba u përgjigj se ato po funksionojnë, por se nuk janë ende mjaft të rrepta, edhe pse ai është i vetëdijshëm për vështirësitë që shumë vende mund të kenë nëse ato shtrëngohen më tej. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments