Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, nisi sot zbatimin e projektit “Perspektiva të reja për rajonin e Kukësit”. Projekti me vlerë 8.4 milionë paund do të fokusohet në krijimin e vendeve të punës, në investime dhe në përmirësimin e kushteve social-ekonomike në bashkitë e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Në ceremoninë e zhvilluar për çeljen e projektit ishte kreu i bashkisë së Kukësit Safet Gjici, si dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith. “Një përpjekje më e fortë e përbashkët për zhvillim nga ne, qeveria dhe partnerët e shoqërisë civile është thelbësore për të ndihmuar njerëzit në rajon. Vetëm duke adresuar çështjet ekonomike dhe sociale mund t’i japim fund dëshpërimit të të rinjve për t’u larguar. Ju bëj thirrje të gjithëve që të dyfishoni përpjekjet për të ndaluar mënyrën sesi të rinjtë po shfrytëzohen nga kriminelë dhe trafikantë. Ne duam që të rinjtë të kenë shpresë se mund të zhvillojnë aftësi dhe të punojnë këtu, në këtë rajon, të shijojnë aktivitetet argëtuese dhe të jetojnë me familjet e tyre në mënyrë të sigurtë”, tha ambasadori Alastair King- Smith. Gjatë 4 viteve të ardhshëm, projekti do të punojë për të adresuar kushtet social-ekonomike që i detyrojnë qytetarët të emigrojnë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke krijuar mundësi punësimi dhe biznesi, përfshirë edhe nxitjen e sipërmarrjes. “Perspektiva të reja për rajonin e Kukësit” financohet nga qeveria britanike dhe do të zbatohet nga Swisscontact në partneritet me Torchlight dhe IDRA.https://ata.gov.al/2022/10/12/perspektiva-te-reja-per-rajonin-e-kukesit-8-4-milione-paund-nga-qeveria-britanike/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on