Kujdes! Temperaturat deri 41 gradë, i nxehti shkakton ankth e depresion tek fëmijët

0
9

Java e tretë e qershorit, pritet të jetë e nxehtë. Sinoptikanët kanë parashikuar që termometri të prek 41 gradë celcius në zona të veçanta. Ditët me temperatura të larta dhe episode të të nxehtit, janë shtuar dy dekadat e fundit, si pasojë e ndryshimeve klimatike.Një studim i kryer nga instituti i shëndetit publik ka ngritur shqetësimin se temperaturat e larta po ndikojnë negativisht në shëndetin medor të fëmijëve. Ata raportojnë se nxehtësia, thatësira dhe cilësia e dobët e ajrit rrisin rrezikun e ankthit, depresionit, çrregullimit bipolar, dëmtimit të funksionit njohës, agresionit ndërpersonal dhe ndikime të tjera në shëndetin mendor . Ndërsa parashikimet flasin se deri në vitin 2050 temperaturat mesatare vjetore do të rriten 2 gradë, ekspertët thonë se kjo do të ndikojnë në përkeqësimin e treguesve të shëndetit mendor të fëmijëve. Një rritje e parashikuar e temperaturës prej 2°C shoqërohet me ulje të të mësuarit me 4% dhe rritja e temperaturës prej 4°C lidhet me uljen e të mësuarit prej 7%. OBSH vlerëson se prevalenca e çrregullimeve të ankthit dhe depresionit në popullatën e përgjithshme të Shqipërisë përkatësisht në 3.8% dhe 4.8%. Të dhënat e fundit në lidhje me situatën e shëndetit mendor veçanërisht midis fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri ka nxjerr në pah se 16% e fëmijëve dhe adoleshntëve kanë ndjerë ankth dhe nervozizëm cdo ditë, ndërsa 10% kanë raportuar vështirësi për të fjetur.