Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore duke krijuar dhe mundësi për reshje shiu. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin tonë duke krijuar mundësi për reshje shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qëndrore, pritet që në zona të izoluara të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra shiu. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, POR MBETEN kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 33°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h kryesisht nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.