Meteorologia Lajda Porja ka bërë një parashikim të motit këtë të hënë në Euronews Albania, teksa ka shpjeguar se gjatë kësaj jave dielli do të jetë mbizotërues.“Ky fundvit do të mbyllet me kushte të qëndrueshme, aktualisht kthjellimet mbizotërojnë në të gjithë territorin shqiptar. Këtë të hënë dhe të martë të kësaj jave do të kemi mbizotërimin e diellit me mëngjese të ftohta por mbasdite të ngrohta. Minimalja sot shënon në Bulqizë -4 gradë, ndërsa maksimalja do të regjistrohet në Fier, Sarandë dhe Vlorë afër vlerës 16 gradë.
Porja shpjegon gjithashtu se ky fundvit rezulton të mbyllet me një mot të qëndrueshëm.
“Në natën e dnërrimit të viteve do kemi një amosferë stabel, dielli do jetë prezent me një mot të ftohtë në të gjithë vendin. Në ndërrimin e viteve, mëngjesi në Tiranë do të jetë 4 gradë dhe 16 gradë në darkë por mbas orës 12, për njerëzit të cilët duan të shijojnë fishekzjarret e festimeve, duhet të vishen mirë pasi është një natë tipike e ftohtë dimri.
Sa i përket vijës bregdetare, temperaturat do shënojnë nga 6 në 17 gradë”, tha meteorologia Lajda Porja.