Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTKualifikueset e EURO 2024, Kombëtarja dy ndeshje

Kualifikueset e EURO 2024, Kombëtarja dy ndeshje

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në ditën e tretë të grumbullimit për dy ndeshjet zyrtare të kualifikueseve të EURO 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Stafi teknik me në krye trajnerin Silvinjo ka punuar paraditen e të mërkurës me një grup prej 16 lojtarësh, të cilët janë impenjuar më shumë në ushtrime shkrythëse në sallën e forcës dhe më pas në ushtrime me topin, duke provuar situata të ndryshme loje. Seanca e radhës stërvitore ka zgjatur për rreth një orë, ndërsa gjithçka ka shkuar normalisht dhe nuk ka probleme fizike për lojtarët. Grupi është në pritje për t’u plotësuar edhe me lojtarët e tjerë që janë në listën me 26 emra ë ditët në vazhdim, ndërkohë që sot do të ketë edhe një seancë të dytë stërvitore në orët e pasdites po në Shtëpinë e Futbollit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments