Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKthim në identitet për afreskun e kishës “Shën Triadha” në Berat

Kthim në identitet për afreskun e kishës “Shën Triadha” në Berat

Në kishën e “Shën Triadhës” në Berat vijon restaurimi i afreskut nga specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore. Në këtë afresk po ndërhyhet për kthimin e tij në identitet. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat ndau në rrjetet sociale momente gjatë punës së restauratorëve të veprave të artit në pastrimin e afreskut nga papastërtitë në kishën e Shën Triadhës në Kalanë e Beratit. Sipas DRTK Berat, procesi i ndërhyrjes do të vijojë me integrimin e pikturës. Kisha e Shën Triadhës në Berat është e tipit kryq i brendashkruar me kupolë. Në kishë janë përdorur me mjeshtëri shumë tipare të arkitekturës bizantine, që e bëjnë këtë monument një nga më interesantët dhe më piktoreskët në kalanë e Beratit. Në njërin mbishkrim të afreskut të Kishës së Shën Triadhës është shkruar emri i Andronik Paleologut, guvernator i provincës së Belgradit (Beratit) gjatë viteve 1302-1326. Në këtë shkrim shpjegohet se kisha mund të jetë ndërtuar në fillim të shekullit XIV me mbështetjen financiare të këtij guvernatori. Së bashku me ndërtimin piramidal, format dhe përmasat, i japin asaj një pamje piktorekse. Programi ikonografik i përket ndikimit të shkollës paleologiane të shek. XIII-XIV me karakteristikë kryesore ngjyrat e theksuara dhe ndarjen e skenave në korniza të veçuara nga një shirit i kuq.https://ata.gov.al/2022/10/22/kthim-ne-identitet-per-afreskun-e-kishes-shen-triadha-ne-berat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments