Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKsamili, Borshi dhe Orikumi, pjesë e projektit të IBRD-it

Ksamili, Borshi dhe Orikumi, pjesë e projektit të IBRD-it

Ksamili, Borshi dhe Orikumi janë 3 zona të tjera turistike që do të financohen përmes projektit të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për përmirësimin e infrastrukturës urbane, nxitjen e turizmit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për të mbështetur turizmin dhe zhvillimin e ekonomisë lokale. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ratifikoi sot marrëveshjen e huas për financimin shtesë prej 30 milionë eurosh për projektin e zhvillimit të integruar urban dhe turizmin, me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. Ndërhyrjet do të ndikojnë në përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të zonave, që më tej përkthehen në zhvillim ekonomik. Marrëveshja e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe IBRD-it në vitin 2017 parashikonte ndërhyrjen në qendrat urbane, rikualifikimin urban dhe përmirësimin e infrastrukturës, ndërhyrje në sitet turistike dhe zhvillimin e marketingut të produktit, në Sarandë, Gjirokastër, Berat dhe Përmet. Tashmë pjesë e projektit do të jenë edhe Ksamili, Borshi dhe Orikumi, që plotësojnë këtë itinerar të larmishëm të Shqipërisë së Jugut. Projekti për zhvillimin e integruar urban dhe turizmin (PIUTD) është pjesë e strategjive afatgjata të qeverisë shqiptare për të gjallëruar ekonomitë vendore dhe jetën komunitare përmes një vëmendjeje të shtuar ndaj zhvillimit urban dhe turizmit. “Objektivat e projektit lidhen me përmirësimin e infrastrukturës urbane, rritjen e vlerës së aseteve turistike, si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për mbështetjen e zhvillimeve ekonomiko-sociale që lidhen me sektorin e turizmit”, tha zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Muça.http://ata.gov.al/2022/10/11/ksamili-borshi-dhe-orikumi-pjese-e-projektit-te-ibrd-it/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments