Kryevepra e filmit pa zë në Universitetin e Arteve

0
5

 Universiteti i Arteve në Tiranë, do të shfaqë filmin “SUNRISE: A Song of Two Humans”, i konsideruar si një nga kryeveprat e epokës së filmit pa zë.

Filmi “Sunrise” do të shfaqet i shoqëruar me muzikë live nga mjeshtri i shoqërimit muzikor dhe artisti shumëdimensional Stephen Horne. Ai ka performuar për më shumë se tri dekada si shoqërues filmash pa zë në festivale dhe institucione prestigjioze ndërkombëtare, si Berlinale, Venecia dhe British Film Institute në Londër.

UA bëri të ditur se Stephen Horne do të interpretojë në piano, në shoqërim të filmit të regjisorit F.W. Murnau, “SUNRISE: A Song of Two Humans”, prodhim i vitit 1927 dhe fitues i tre çmimeve Oscar.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të projektit “Reframing the Frame”, me mbështetjen e British Council përmes WB-UK Creative Skills Development Fund, i cili mundëson partneritete midis Ballkanit Perëndimor dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kjo nismë, pjesë e Programit të Ekonomisë Krijuese të British Council, mbështet industritë krijuese si sektorë strategjikë ekonomikë me potencial transformues, me fokus të veçantë në fuqizimin e aftësive dhe punësimit të të rinjve